Christopher Wray, drejtori i FBI-së, ka ngritur pikëpyetje nëse Donald Trump u qëllua me një plumb gjatë atentatit kundër ish-presidentit në fillim të këtij muaji apo nëse ai u godit nga pjesë, copëza të shtënash.
Gjatë një seance dëgjimore të mërkurën në Uashington, para komitetit gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve, Wray u tha ligjvënësve se nuk ishte e qartë se çfarë e shkaktoi saktësisht dëmtimin në veshin e Trumpit gjatë të shtënave në mitingun e tij të fushatës në Pensilvani, në fillim të këtij muaji.
Të shtënat me armë nga sulmuesi në çati drejt turmës vranë një pjesëmarrës në tubim dhe la disa të tjerë të plagosur.
“Ka disa pyetje nëse është apo jo një plumb apo copëza plumbi ajo që e goditi veshin e tij,” dëshmoi Wray . “Ndërsa jam ulur këtu tani, nuk e di nëse ai plumb, përveçse ka qëlluar lehtë, mund të ketë rënë edhe diku tjetër.”
Menjëherë pas të shtënave, Trump tha në një deklaratë në Truth Social se ai u qëllua me një plumb që shpoi pjesën e sipërme të veshit të tij të djathtë.
“E kuptova menjëherë se diçka nuk shkonte në atë që dëgjova një fërshëllimë, të shtëna, dhe menjëherë ndjeva plumbin të çante nëpër lëkurë”, shkroi ish-presidenti. “Pati shumë gjakderdhje, kështu që kuptova se çfarë po ndodhte.”
Wray gjithashtu dëshmoi para ligjvënësve të mërkurën se sulmuesi që kishte tentuar të vriste Trump, dhe më pas u qëllua për vdekje nga snajperët e qeverisë, kishte kërkuar në internet informacione rreth vrasjes së ish-presidentit John F Kennedy në vitin 1963.
Top Channel