Skandali te Onkologjiku/ Momenti kur mjeku Gashi futet në Gjykatë, këtë herë nuk ikën me vrap, por kalon qetësisht me telefon në dorë
24/07/2024 11:05
GJKKO do të japë sot vendimin për mjekët e Onkologjikut të cilët akuzohen korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Në pamjet e siguruara nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, shihet momenti kur mjekët futen në Gjykatë për t’u njohur me masat.
Nga pamjet dallohet edhe mjeku Edmond Gashi, i cili këtë të mërkurë nuk ka ikur me vrap, si herën e fundit kur doli nga Gjykata, por është parë të ecë qetësisht dhe me telefon në dorë.
Top Channel