Fiks Fare/ 30 vjet në kemp, prej tre muajsh ia ndërpresin. Dosja fle në sirtarë, kryetari i komisionit mjekësor nuk do ta shqyrtojë

24/07/2024 21:29

Isa Yzeiraj 54 vjeç person me aftësi të kufizuar banor i fshatit Varibop Njësia Administrative Cakran i trajtuar me kemp  prej 30 vitesh, prej 3 muajsh i është ndërprerë.

Shkaku është se dosja e tij fle në sirtare të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë në Fier (KMCAP), pasi kryetari i komisionit nuk do të shqyrtoj dosjen.  Isai jeton i vetëm dhe nuk është i aftë të kryejë as nevojat personale. Prej 6 muajsh vetëm djali i xhaxhait përkujdeset, por tashmë nuk ka mundësi ta asistoj më.

Vetë djali i xhaxhait ka kryer të gjitha procedurat, vizitat dhe është interesuar disa herë në të gjitha zyrat, por ende nuk ka marrë zgjidhje. Në këto kushte ai i është drejtuar Fiks Fare dhe kërkon ndihmë për zgjidhjen e këtij problemi.

Fiksi udhëtoi në fshatin Varibop ku pa gjëndjen se ku jeton Isai i vetëm, i cili  tregon se jeton me televizorin dhe orën në mur ,të prishur. Isai tregon se për të ngrënë ka vetëm bukë thatë dhe shumë pak kos. Ai kurohet me Haloperidol, Luminal dhe me ilaçe të tjera.

Unë marr 15 pika Luminal, këto ilaçe e duan një copë mish. Pi 8 kokrra ilaçe. Unë ha ndonjë ulli, ndonjë domate. Unë dua të marr lekët se është çdo gjë e vështirë shumë. Edhe Fiksi të vej çikë dorën në zemër” thotë ai.

Djali i xhaxhait i drejtohet vetë komisionit dhe interesohet. Një punonjëse e zyrës i përgjigjet, që akoma nuk është hedhur në sistem, por i shpjegon se do përpiqet ta hedh këtë muaj në sistem. Ajo i tregon se ka patur një problem stafi aty.

Fiksi interesohet vetë pranë zyrës së komisionit psikofizik për t’u interesuar se përse dosja fle në sirtar dhe punonjëset refuzojnë të japin një shpjegim, por kërkojnë të bëjmë një kërkesë me shkrim.  Në përgjigjen e tyre vetë drejtori i  Shërbimi Social Fier zoti Albert Sema shpjegon  se dosja është në proces komisionimi dhe ende nuk është marrë një vendim për këtë problem. Mund të vonohet për shkak të ekzaminimeve që kërkohen dhe është e justifikuar. Në raste të tjera brënda 30 ditëve duhet të shqyrtohet. por Këto afate kanë kaluar pasi Isai nuk e merr pagesën prej tre muajsh. Por për këtë gjë drejtori sqaron në përgjigje se  arsyete vonesës nuk mund t’i shpjegojë.

Pas interesimit të Fiks Fare rasti i Isait u zgjidh, ai kaloi në rikomision  dhe djali i xhaxhai  i cili e bëri rastin publik falenderoi Fiksin.

“Pas interesimit tuaj Isai kaloj edhe një herë në komision dhe dosja kaloi me sukses. Tani presim të marrim lekët e kempit. Falënderojmë Fiks Fare” përfundon ai.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA