Japonia pyet të rinjtë ‘pse nuk martohen’, mes krizës së popullsisë dhe kostove të jetesës (fotot)

19/07/2024 16:57
Kthimi i grave në punë pas lindjes së fëmijëve ishte nje nga arsyet e renies se popullates

Qeveria japoneze ka nisur të konsultohet me të rinjtë mbi interesat e tyre për martesën dhe në rastet e mungesës së saj, teksa kriza demografike vijon në vend dhe rënie e mëtejshme e popullsisë pritet në dekadat e ardhshme.

Agjencia qeveritare e Fëmijëve dhe Familjes, e krijuar në 2023, ka nisur seminare konsultimi me njerëz që përpiqen të gjejnë partnerë, duke u munduar të bindë ata të marrin në konsideratë martesën.

Zyrtarët pranonin se idea e martesës mes të rinjve ka ndryshuar edhe pse më parë ajo konsiderohej, ndërsa shtojnë se po studion pikëpamjen e ekspertëve dhe të njerëzve të pamartuar.

“Premisa jonë kryesore është ajo që martesa e rritja e fëmijëve të konsiderohen vlera të respektueshme të individit,” tha Ayuko Kato, ministri i politikave të fëmijëve. “Ne kërkojmë të dëgjojmë tashmë zërat e tyre dhe çfarë i pengon ata të realizojnë dëshirat.”

Në sonadazhin e agjencisë dy vjet më parë, të njerëzve nga moshat 25 deri në 34, 43.3% e burrave dhe 48.1% thanë se nuk kishin mundësi të takonin partnerët e tyre më të përshtatur.

Shumë thanë se nuk ishin përpjekur të rrisnin shanset e tyre për ta ndryshuar këtë, siç mund të jenë grumbullimet shoqerore te njohjeve të reja, apo njoftimi miqve per t’i prezantuar me partnerë të mundshëm.

Rënia e martesave në Japoni po citohet si shkaku numrit të ulët të lindjeve dhe vjetërimit të popullatës. Në vitin 2023, numri martesave kishte rënë për herë të parë në më pak se 500,000 në vit, që prej viteve 1930-të, shkruan The Guardian.

Sondazhet kanë treguar se të rinjtë japonezë hezitojnë të martohen prej shqetësimit të kostove të jetesës në qytetet e mëdha, mungesës së vendeve të punës dhe rikthimit të grave në punë pas lindjes së fëmijëve.

FOTO GALERI
2/3
Rënia e martesave në Japoni po citohet si shkaku numrit të ulët të lindjeve dhe vjetërimit të popullatës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA