Ish-agjentja e CIA-s akuzohet për spiunazh, “raportonte” në Korenë e Jugut dhe në këmbim merrte dhurata luksoze

17/07/2024 21:15

Një juri e Nju Jorkut ka paditur një ish-analiste të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-së me akuzën se ka vepruar si spiune e qeverisë së Koresë së Jugut në këmbim të dhuratave luksoze.

Sue Mi Terry, e cila më parë ka punuar si një zyrtare e lartë për Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, përballet me dy akuza për mosregjistrim si agjente e huaj dhe komplot për shkelje të Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj.

Zyrtarët federalë thonë se Terry veproi si agjente për qeverinë e Koresë së Jugut për më shumë se një dekadë, por ajo nuk u regjistrua si agjente e huaj me zyrtarët amerikanë, sipas dokumenteve të gjykatës.

Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë, një institut ku Terry punon si bashkëpunëtore e lartë në Azi, e ka vendosur pezulluar atë, deri në vërtettimin ose jo të akuzave.

Terry, 54 vjeçe, i mohon akuzat dhe avokati i saj, Lee Ëolosky, i tha BBC-së se akuzat kundër saj ishin “të pabaza”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA