U kritikua përpara fillimit të Europianit, mbrojtësi i Spanjës i përgjigjet Neville: Gary, në fund ia dolëm

15/07/2024 10:47

Marc Cucurella ishte një nga surprizat e këtij Europiani, me mbrojtësin spanjoll që luajti një rol kyç në triumfin e “La Rojas”, që në fund u shpërblye me fitimin e titullit.

Gjithsesi, ai u kritikua jo pak përpara startit të këtij kompeticioni. Dhe një nga këto kritika ishte edhe ajo e bërë nga ish-mbrojtësi anglez, Gary Neville.

“Mendoj se Cucurella është një nga arsyet pse besoj se Spanja nuk mund të shkojë deri në fund”, ishin disa nga fjhalët e Neville për mbrojtësin e Chelseat.

Gjithsesi ai duket se ka pritur momentin e duhur për t’iu përgjigjur dhe këtë e bëri me anë të një postimi në InstaStory, duke vendosur në krahë dhe fjalët e tij.

“Ne shkuam deri në fund Gary. Faleminderit për suportin tënd”, shkruan Cucurella duke e shoqëruar me puthje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA