Juela, Edisa dhe Shëndriti në nominim, kush do të largohet nga gara kaq afër finales?
“Gjermani 2024” do të mbahet mend si një nga Europianët me më shumë rekorde të thyera në historinë e këtij kompeticioni, që u mbyll me Spanjën kampione pas triumfit 2-1 kundër Anglisë në finalen e Berlinit.
Nedim Bajrami, Lamine Yamal, Cristiano Ronaldo, Pepe, Jesus Navas, por dhe shumë të tjerë vendosën emrat e tyre në librat e historisë së Europianëve.
Ja disa prej rekordeve të thyera gjatë këtij Europiani:
Goli më i shpejtë
23 sekonda – Nedim Bajrami (Itali 2-1 Shqipëri, 15/06/2024)
Lojtari më i ri debutues
16 vjeç e 338 ditë – Lamine Yamal (Spanjë 3-0 Kroaci, 15/06/24)
Golashënuesi më i ri
16 vjeç e 362 ditë – Lamine Yamal (Spanjë 2-1 Francë, 09/07/24)
Lojtari më i vjetër
41 vjeç e 130 ditë – Pepe (Portugali 0-0 Francë, 05/07/24)
Golashënuesi më i vjetër
38 vjeç e 289 ditë – Luka Modric (Kroaci 1-1 Itali, 24/06/24)
Më shumë pjesëmarrje
6 Cristiano Ronaldo, Portugali (2004, 2008, 2012, 2016, 2020, 2024)
Më shumë ndeshje të luajtura
30 Cristiano Ronaldo (Portugali)
Kampioni më i ri
17 vjeç e 1 ditë – Lamine Yamal (Spanjë 2024)
Kampioni më i vjetër
38 vjeç e 236 ditë – Jesus Navas (Spanjë 2024)
Më shumë trofe
4 Spanja (1964, 2008, 2012, 2024)
Më shumë gola të shënuar në një turne
15 Spanja (2024)
Më shumë fitore radhazi
7 Spanja (2024)
Më shumë pjesëmarrje në Europian
14 Gjermania / Gjermania Perëndimore
Top Channel