27/12 10:53
Luis De La Fuente ishte padyshim arkitekti i kësaj Spanje, e cila e mbylli këtë Europian me 7 fitore në 7 ndeshje, si asnjë skuadër tjetër më parë.
Në një intervistë të shkurtër për mediat, ai nuk i kurseu elozhet për skuadrën e tij, duke thënë se e tashmja dhe e ardhmja e Spanjës janë të mrekullueshme.
“Le të shijojmë momentin, ne kemi një të tashme dhe një të ardhme të mrekullueshme. Tani duhet ta shijojmë këtë moment, por kemi një brez lojtarësh të mëdhenj”, tha De La Fuente.
Top Channel