Humb jetën 39-vjeçarja franceze në Liqenin e Komanit, nxirret nga uji trupi
13/07/2024 17:07
Një 39-vjeçare franceze ka humbur jetën në Liqenin e Komanit.
Shtetasja franceze me iniciale S. T., ka ndërruar jetë në momentin që ka rënë në kontakt me ujin.
Dyshohet se ajo ka pësuar arrest kardiak, për pasojë ka ndërruar jetë.
Trupi i pajetë i 39-vjeçares është nxjerrë nga uji dhe po dërgohet në morgun e spitalit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Top Channel