Uji me nivel të lartë bakteresh vë në pikëpyetje mbajtjen e Lojërave Olimpike në Paris, kryebashkiakia: Është i sigurt, do futem vetë të notoj

11/07/2024 10:05

Kryebashkiakia e Parisit tha se do të futej dhe të notonte vetë në lumin Seine, për të dëshmuar se nuk ka asnjë problem me ndotjen e ujit, dhe se nuk ka shqetësim për moszhvillimin për Lojërat Olimpike.

Anne Hidalgo, gjatë një interviste të dhënë për radio France Inter, foli për kritikat dhe shqetësimin se ujin nuk ështënë nivelin e përshtatshëm të pastërtisë për të pritur Lojërat Olimpike.

Megjithatë, pavarësisht nga një plan pastrimi prej 1.4 miliardë eurosh (1.5 miliardë dollarë), shqetësimet vijojnë dhe ende është në pikëpyetje përshtatshmëria e lumit për aktivitete noti.

Testet javën e kaluar për herë të parë treguan nivele të pranueshme të baktereve, sipas një deklarate zyrtare.

Muajin e kaluar, prefekti i rajonit të Parisit, Marc Guillaume, i tha radios Franceinfo se plani i pastrimit po zgjatej më shumë se sa pritej për shkak të reshjeve jashtëzakonisht të mëdha në pranverë, por organizatorët mbetën të sigurt se atletët olimpikë do të ishin në gjendje të notonin në lumë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA