EMRI/ Bashkëpunëtor në tentativë për vrasje, arrestohet në Tiranë 38-vjeçari i shpallur në kërkim, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal

11/07/2024 19:05

38-vjeçari Adrian Cenaj alias Dedja i shpallur në kërkim si i akuzuar për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, për sigurim të mjeteve dhe kushteve për të kryer vrasje, është arrestuar nga policia.

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH finalizoi operacionin policor të koduar “Operacionalja 12”. GJKKO i ka caktuar 38-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe kryerje të veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal.

“Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 12”, lokalizoi në Tiranë, kapi dhe vuri në pranga shtetasin e shpallur në kërkim A. C. (D.), 38 vjeç, i lindur në Kukës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA