Burri ishte ndaluar nga oficerët e doganave teksa tentonte të dilte jashtë Hong Kong drejt qytetit kufitar Shenzhen, me rreth 100 gjarpërinj të fshehura në pantallonat e tij
Zyrtarët e doganave shtonin se pasagjeri i paemëruar ishte ndaluar teksa kërkonte të dilte nga qyteti gjysmë-autonom i Hong Kong drejt qytetit të Shenzhen.
“Gjatë inspektimit zyrtarët vunë re se pantallonat e pasagjerit ishin të mbushura me kafshë të gjalla dhe ishin modifikuar me ngjitëse e litarë”, thuhej në deklaratën e policisë.
“Ne hapën secilën nga qeset dhe gjetëm gjarpërinj në jetë, të të gjitha formave, ngjyrave e gjatësive,” shtohej aty.
Në deklaratë thuhej se hisin gjetur 104 zvarranikë duke përfshirë gjarpri qumështit, gjarpri i misrit, deh disa specie të tjera që nuk e kanë origjinën në Kinë.
Në një video të shpërndarë shihen gjithashtu oficerët e doganave që kontrollojnë qeset plastike të mbushura me gjarpërinj të kuq, rozë e të bardhë.
Kina është një nga qendrat më të mëdha të trafiku të kafshëve në botë por autoritetet thonë se vitet e fundit kanë goditur shpesh tregtinë e jashtëligjshme të kafshëve ekzotike.
Ligjet e forta të biosigurisë dhe kontrollit të sëmundjeve, ndalojnë sjelljen në Kinë të specieve nga jashtë vendit.
Top Channel