Kapet kinezi me 100 gjarpërinj ‘ekzotikë’ të fshehur në pantallona (fotot)

10/07/2024 16:56

Burri ishte ndaluar nga oficerët e doganave teksa tentonte të dilte jashtë Hong Kong drejt qytetit kufitar Shenzhen, me rreth 100 gjarpërinj të fshehura në pantallonat e tij

Zyrtarët e doganave shtonin se pasagjeri i paemëruar ishte ndaluar teksa kërkonte të dilte  nga qyteti gjysmë-autonom i Hong Kong drejt qytetit të Shenzhen.

“Gjatë inspektimit zyrtarët vunë re se pantallonat e pasagjerit ishin të mbushura me kafshë të gjalla dhe ishin modifikuar me ngjitëse e litarë”, thuhej në deklaratën e policisë.

“Ne hapën secilën nga qeset dhe gjetëm gjarpërinj në jetë, të të gjitha formave, ngjyrave e gjatësive,” shtohej aty.

Në deklaratë thuhej se hisin gjetur 104 zvarranikë duke përfshirë gjarpri qumështit, gjarpri i misrit, deh disa specie të tjera që nuk e kanë origjinën në Kinë.

Në një video të shpërndarë shihen gjithashtu oficerët e doganave që kontrollojnë qeset plastike të mbushura me gjarpërinj të kuq, rozë e të bardhë.

Kina është një nga qendrat më të mëdha të trafiku të kafshëve në botë por autoritetet thonë se vitet e fundit kanë goditur shpesh tregtinë e jashtëligjshme të kafshëve ekzotike.

Ligjet e forta të biosigurisë dhe kontrollit të sëmundjeve, ndalojnë sjelljen në Kinë të specieve nga jashtë vendit.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA