Roberto Bordin do të jetë trajneri i ri i Elbasanit. 59-vjeçari italian do të zbarkojë këtë mesjavë në Shqipëri e pasi të firmosë marrëveshjen do të nisë menjëherë punën me skuadrën.
Bëhet fjalë për një trajner me një CV shumë të pasur, që në karrierën e tij ka drejtuar Sheriff Tiraspol, Neftchi Baku, Triestina si dhe Kombëtaren e Moldavisë. Ndërkohë, si ndihmës trajner ka punuar tek Vicenza, Bologna, Padova, Siena, Sassuolo, Verona dhe Cluj. Deri në qershorin e këtij vitit, Bordin ishte trajner i Triestina në Serie C.
Kjo nuk do të jetë hera e parë që 59-vjeçari prek fushën e “Elbasan Arenës”, pasi në korrikun e 2017-ës, Bordin vinte si kundërshtar për të sfiduar Kukësin, asokohe si trajner i Sheriff Tiraspol. Në atë përballje Sherifi i tij edhe pse u mund 2-1, mori kualifikimin për në fazën tjetër.
Saktësisht 7 vite më vonë italiani rikthehet me qëllimin për të bërë mirë me Elbasanin. Ish-trajneri i Moldavisë pason Nevil Deden, i cili u largua pak ditë më parë. “Tigrat”u ngjitën këtë edicion në elitën e futbollit shqiptar, por kërkon që të jetë faktor e synon pjesëmarrjen në “Final 4”./SuperSport
Top Channel