“Kadare”/ Nga lindja drejt pavdekësisë, sonte dokumentari i Top Channel për jetën dhe veprën e shkrimtarit të madh

07/07/2024 13:23

Ismail Kadare, i cilësuar nga kritikët letrarë, si një ndër 10 shkrimtarët më të njohur të botës, rrëfen gjithë jetën e tij, të thënat dhe të pathënat.

Fillimet, zhgënjimet, suksesi, dritëhijet. Gjirokastra, Moska, Tirana, Durrësi, Londra, Parisi, Jerusalemi, qytetet që e ndryshuan jetën e tij.

Filmime të patreguara ndonjëherë, zbulojnë ëndrrën e studentit Kadare, për t’u bërë kineast. I shumëlexuar, i admiruar, i kontestuar, i përkthyer në më shumë se 40 gjuhë, ku ka qenë dhe është Ismail Kadare.

Nga lindja drejt pavdekësisë, një dokumentar për njeriun më të shquar të letrave shqipe, me regji të Pirro dhe Eno Milkani, “Kadare”, sonte, ora 20:15, në Top Channel.

Top Channel