Dy punonjës të Policisë Rrugore janë pezulluar nga detyra për shpërdorim detyre.
Agjencia e Mbikqyrjes Policore vendosi masën “pezullim i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” për 50-vjeçaren me iniciale A.SH.,me detyrë Trupë Shërbimi në Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë.
“Pezullim i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik” u vendos edhe për 57-vjeçarin me iniciale Z.H., me detyrë Trupë Shërbimi në Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë.
Të dy policët akuzohen për veprën penale “shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim”.
Ndërkohë, pak ditë më parë, AMP ekzekutoi 21 masa sigurie, nga të cilët 19 punonjës policie u pezulluan për vjedhje, falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim detyre, ndërsa 2 biznesmenë u vunë nën hetim. Agjencia e Mbikqyrjes Policore prej një viti kishte në hetim dhe me metoda speciale ka arritur që të dokumentojë abuzimin që 19 efektivët e policisë, në mesin e tyre drejtues të lartë të uniformave blu si dhe dy qytetarë, kanë arritur të vjedhin fondet nga FRONTEX. Ky grup për një periudhë të gjatë kanë falsifikuar dietat duke përfituar shuma në euro. Një dietë ditore e FRONTEX është 50 euro, ndërkohë që për një efektiv apo drejtues janë lëshuar edhe shërbime fiktive me dokumente të falsifikuara edhe për 20 ditë rresht apo edhe më shumë.
Top Channel