FOTO/ Nga “armike” në shoqe, dy ish-banoret e BBV3 shijojnë pushimet bashkë: Ata që zihen duhen më shumë…

06/07/2024 16:20

Roza Lati dhe Françeska Murati duket se po kalojnë pushimet me njëra-tjetrën, me dy ish-banoret e BBVIP 3 që duket se janë lidhur shumë së bashku që pas përfundimit të spektaklit.

Moderatorja e njohur dhe “Miss London 2023” kanë pasur përplasjet e tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por duket se çdo gjë e kanë lënë pas.

Së fundmi, të dyja ato kanë postuar video dhe foto të njëra-tjetrës duke shijuar jugun e Shqipërisë, teksa në një postim, Françeska shkruan: “Ata që zihen, duhen më shumë”, duke e shoqëruar me fytyrë duke qeshur dhe me një zemër të bardhë.

Kjo është hera e dytë që dy ish-banoret po kalojnë pushimet së bashku, pasi edhe disa javë më parë Roza dhe Françeska ndodheshin në plazh, së bashku me ish-banorin Fation Kuqari.

 

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA