Zbulohet plani i vërtetë i Izraelit për Bregun Perëndimor, Biden telefon Netanyahun

05/07/2024 13:12

Edhe pse konsiderohen të paligjshme nga komuniteti ndërkombëtar dhe një burim i vazhdueshëm tensionesh me palestinezët, qeveria izraelite i dha dritën jeshile ndërtimit të 5.300 shtëpive të reja në vendbanimet në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Ky vendim i fundit në fushatën e përshpejtimit të një shtrirjeje të vendbanimeve, u pa qartë si përpjekje për të cimentuar kontrollin izraelit mbi këtë territor dhe për të parandaluar krijimin e një shteti palestinez në të ardhmen, pjese e të cilit supozohet të jetë edhe Bregu perëndimor.

Kjo lëvizje kërcënon t’i ashpërsojë tensionet në zonë, ku ka pasur rritje të dhunës që kur shpërtheu lufta në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit. Ekzekutivi i Benjamin Netanyahut është e dominuar nga kolonët dhe mbështetësit e tyre. Ministri i financave, Bazalel Smotrich, është edhe vetë kolon dhe pikërisht atij i është dhënë përgjegjësia për hartimin e politikave për vendbanimet.

Netanyahu sakaq pati një telefonatë me presidentin amerikan Joe Biden, të cilit i tha se ka vendosur të dërgojë një delegacion për të rifilluar negociatat e ngecura për lirimin e pengjeve me Hamasin. Lajmi u pohua njeherazi nga zyra e kryeministrit izraelit dhe Shtëpia e Bardhë.

Gjatë bisedës telefonike, Netanyahu përsëriti qëndrimin e tij se Izraeli do ta përfundojë luftën nëntëmujore në Gazë, vetëm kur të jenë arritur të gjitha objektivat. Sipas kanalit televiziv izraelit Channel 12, agjencia izraelite e zbulimit Mossad do të kryesojë delegacionin izraelit në bisedime. Megjithatë për këtë nuk pati konfirmim të menjëhershëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA