Kontrolle nga ajri, gjenden mbi 14 mijë bimë kanabisi në katër zona të qarkut Shkodër

05/07/2024 10:07

Mbi 14 mijë bimë kanabisi janë gjetur në disa zona në të gjithë qarkun e Shkodrës, nëpërmjet kontrolleve nga ajri.

Në territorin e njësisë administrative Shalë, u gjetën dhe asgjësuan 10 777 bimë dhe fidanë cannabisi, në njësinë administrative Kelmend  2464 bimë cannabisi, në territorin e njësisë administrative Qelzë 193 bimë cannabisi, ndërsa në Fierzë 775 bimë cannabisi.

Ndërkaq, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës po kryhen hetime për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët e këtyre rasteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA