Posti i trajnerit Luciano Spalletti është në dyshim më shumë se kurrë, kjo pasi Italia u eliminua në fazën e 1/8-tave nga Euro 2024, teksa u mposht 2-0 nga Zvicra.
Axurrët, që vinin me statusin e Kampionëve në fuqi nuk bindën në kompeticionin e sivjetshëm, teksa përjashtim bëri vetëm ndeshja e parë e grupit ndaj Shqipërisë. Ky ishte takimi i vetëm që fituan italianët (2-1) në Euro 2024, teksa më pas koleksionuan një humbje me Spanjën, një barazim në fund me Kroacinë dhe në fund disfata ndaj Zvicrës.
Kritikat kanë qenë të shumta për Italinë teksa tashmë edhe posti i trajnerit Luciano Spalletti është në dyshim më shumë se kurrë. Madje, mediat kanë nisur të flasin edhe për zëvendësuesin e tij teksa konsiderojnë në “pole-position”, Massimiliano Allegrin.
Livornezi sapo mbylli aventurën e dytë me Juventusin dhe është i lirë për një eksperiencë të re, dhe ndoshta drejtimi i një kombëtareje, sidomos Italisë, mund ta “joshë” të rikthehet në detyrë. Tashmë, mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të marrë drejtuesi i Federatës, Gravina.
Top Channel