“Nëse do paqe, përgatitu për luftë”/ Komandanti i NATO-s zbulon planin për të përballuar Rusinë: Nuk do të lejojmë pushtimin e asnjë territori 13/10 09:58
Ndarja nga jeta e shkrimtarit të vyer shqiptar, Ismail Kadare, ka lënë pas trishtim por dhe shumë vepra të jashtëzakonshme të tij që i kanë mbijetuar dhe do t’i mbijetojnë kohërave.
I ftuar në “Zona Zero” në TOP Neës, Bujar Kapexhiu u shpreh se beson se Kadare ka lënë pas ende vepra të pabotuara.
“Është e dhimbshme sepse nuk do të ketë më krijimtari nga Ismail Kadare, por unë jam i sigurt që ka ende vepra të pabotuara që botuesit e tij do të kujdesen që të botohen.
E kujtoj që në moshë të re kur e kam takuar që herë të parë, dhe ai padyshim e emancipoi lexuesin shqiptar.
Ai tregoi sesi duhet shkruar dhe padyshim leximet e veprave të tij do të jenë një nga çastet më të këndshme për lexuesit”, u shpreh ai.
Top Channel