Ndryshimi i Ligjit për Specialen/ Vetëvendosja në pritje të Kushtetueses për Kuvendin, PDK-ja: Në rast se VV jep mbështetje për nismën… 21/09 21:41
Ndarja nga jeta e të madhit Ismail Kadare ka sjellë trishtim këtë të hënë.
Në një reagim në rrjetet sociale socialisti Pandeli Majko shkruan se humbja dhe mungesa e tij do të jenë përtej njerëzores!
“Ismail Kadare ka ndërruar jetë! Kadare nuk ishte një shqiptar i zakonshëm! Ai ishte një shkrimtar dhe poet të cilin arti dhe gjenialiteti i tij e bëri historian dhe filozof të dorës së parë për popullin e tij dhe shqiptarinë!
Pishtari i artit të Kadaresë ndriçoi rrugën e kombit shqiptar drejt Perëndimit!
Për shumë arsye humbja e Kadaresë dhe mungesa e tij do të jetë përtej njerëzores! Lamtumirë mësues!”, shkruan Majko.
Top Channel