Rama firmos krijimin e DPAK, si do funksionojë Drejtoria Antikorrupsion dhe hapat për zgjidhjen e drejtuesit

26/06/2024 22:03

Qeveria shqiptare ka vendosur të krijojë Drejtorinë e Përgjithshme të Antikorrupsionit, të emëruar me inicialet DPAK. Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave, misioni i DPAK-së është “të sigurojë parandalimin e goditjen e korrupsionit në institucionet e administratës shtetërore.

Në vendimin e zbardhur nga Top Channel, thuhet se Drejtoria së Përgjithshme të Antikorrupsionit do të jetë në varësi të ministrit përgjegjës për antikorrupsionin, në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar kundër Korrupsionit dhe do të financohet nga buxheti i shtetit.

Mes shumë detyrave, DPAK-ja ka përgjegjësi të organizojë punën për kryerjen e hetimit administrativ në kuadër të denoncimeve ose ankesave për praktika abuzive dhe korruptive ku DPAK-ja shtrin aktivitetin, të cilët, me veprime apo mosveprime, kanë kryer shkelje.

Drejtori i Përgjithshëm emërohet dhe shkarkohet nga Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit. Ai raporton drejtpërdrejt para Kryeministrit për veprimtarinë e DPAK-së dhe të koordinatorëve sa herë kërkohet nga ky i fundit.

DPAK paraqet kallëzim penal në organin e prokurorisë në rastet e dyshimit të arsyeshëm, apo administrimit të provave për praktikën korruptive;

Struktura dhe organika e DPAK-së miratohen me urdhër të Kryeministrit, sipas përcaktimeve në legjislacionin në fuqi për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA