Joshua Zirkzee, një prej protagonistëve më të mëdhenj të Serie A në sezonin e sapo përfunduar vijon të jetë në qendër të vëmendjes sa i përket të ardhmes dhe merkatos.
Holandezi zhvilloi një edicion shumë të mirë te Bologna, teksa është objektivi kryeson i Milanit, por së fundmi edhe Manchester United ka hyrë seriozisht në garë për shërbimet e 23-vjeçarit.
“Kuqezinjtë” janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e lirimit prej 40 milionë eurosh, por Zirkzee, që aktualisht është i grumbulluar me Holandën e ka bërë të qartë se dëshiron të presë përfundimin e Kampionatit Europian për të marrë një vendim përfundimtar.
Ndërkohë, Milan po mendon edhe për alternativën e mundshme dhe ai është Artem Dovbyk, qendërsulmuesi i Girona-s.
Top Channel