“Spalletti, më i miri në treg”, Gravina: Pas Shqipërisë djemtë ishin të qetë, rrezikojm shumë me Kroacinë

23/06/2024 08:21

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Gabriele Gravina, konfirmoi besimin e tij të plotë te trajneri i Kombëtares së Italisë, Luciano Spalletti pas dy ndeshjeve të para të Euro 2024.

Në prononcimin e dhënë për mediet, Gravina theksoi se pas ndeshjes ndaj Shqipërisë skuadra u duk e lumtur, ndërsa shtoi se zgjodhën trajnerin më të mirë në treg.

“Dua të ritheksoj besimin te zgjedhja e një projekti që po e çojmë përpara, një projekt që kërkon durim dhe shumë punë. Nuk duhet të harrojmë kurrë se po flasim për një kampionat europian të futbollit. Ku ndeshjet dhe rezultatet janë të lidhura edhe me forcën e kundërshtarëve, me shumë variabla. Pas ndeshje ndaj Shqipërisë i pashë djemtë të lumtur dhe të qetë. Duhet të ecim përpara me vendosmëri në realizimin e projektit tone. Gushtin e kaluar zgjodhëm trajnerin më të mirë në treg”-tha fillimisht ai.

Më tej, numri një i FIGC theksoi se Italia ka një skuadër të re në moshë dhe pa përvojën e duhur, por shtoi se u duhet mbështetja e tifozëve, pasi janë në garë për kualifikimin në raundin tjetër.

“Ne duhet të marrim parasysh çfarë na bën të ndryshojmë nga skuadrat e tjera të EURO 2024, ne nuk mund t’i mohojmë këto. Ato janë diferenca të lidhura me përvojën, grupi ynë përbëhet kryesisht nga lojtarë mbi 23 dhe nën 30 vjeç që nuk kanë të njëjtën përvojë, për shembull, si ata të Kroacisë. Ne duhet të jemi të qetë, të punojmë dhe të kemi mbështetjen e tifozëve. Ne do të përballemi me Kroacinë me vetëdije se mund të jemi në garë për kualifikimin në raundin tjetër, duke e ditur se ka një rrezik që lidhet me rezultatin. Këtë të fundit do ta dimë vetëm pas ndeshjes”-deklaroi Gravina./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA