VIDEO/ Fullkrug bën heroin, Gjermania barazon me Zvicrën në fund dhe ruan vendin e parë

23/06/2024 22:56

Gjermania ka arritur të barazojë vetëm në minutën e fundit përballë Zvicrës me rezultatin 1-1.

Sfida nisi mjaft mirë për zviceranët, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 28’ me Ndoye.

Xhaka & CO. arritën të ruanin rezultatin deri në fund, por në minutën e 90+2’ Fullkrug barazoi takimin.

Kështu Gjermania e mbyll grupin në vendin e parë me 7 pikë, ndërsa Zvicra e dyta me 5 pikë.

REZULTATI:

ZVICËR 1-1 GJERMANI

Ndoye 28′ / Fullkrug 90+2′

KOMENTI:

90+4′ Mbyllet sfida!

90+2′ GOOOL GJERMANIA 1-1/ Fullkrug godet me kokë dhe eçon topin në rrjetë. (VIDEO)

84′ Vargas gjen rrjetën, por gjyqtari e anulon për pozicion të parregullt.

63′ Raum lëshon një predhë me të majtën, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

46′ Nis pjesa e dytë!

45+2′ Mbyllet pjesa e parë!

28′ GOOOL ZVICRA 1-0/ Ndoye merr një top në zonë dhe e shtyn drejt rrjetës. (VIDEO)

17′ Andrich lëshon një predhë nga distanca, që shkon në rrjetë. Pas rishikimit me VAR, Orsato anulon golin. (VIDEO)

1′ Starton sfida në Frankfurt!

FORMACIONET ZYRTARE:

Top Channel