LAJM I FUNDIT/ Tensione në Kuvend pas fjalës së Bidos, Shehaj shkon te foltorja, nuk lejon Boçin të flasë
Panik dhe momente tmerri në Stuttgart. Shumë tifozët ishin mbledhur të mërkurën në mbrëmje në “fan zone” në Schlossplatz për të ndjekur duelin Republikë Çeke-Turqi.
Që u luajt në stadiumin e Hamburgut dhe u fitua 1-2 nga turqit. Rreth fundit të ndeshjes nisi një sherr mes tifozëve, që solli pasoja për disa prej tyre.
Një 25-vjeçar sirian plagosi me thikë tre tifozë, duke përhapur frikë të madhe në grupin e madh të njerëzve që po shijonin ndeshjen.
Policia gjermane ndërhyri në vendngjarje duke arrestuar shtetasin nga Siria. Sipas policisë, tre të plagosurit janë një 19-vjeçar gjerman dhe dy shtetas turq të moshës 38 dhe 60 vjeç./Super Sport
Top Channel