“Prej 3 vitesh nuk hapim dot dritaret”/ Plehrat e Durrësit grumbullohen në Lagjen 15 para se të depozitohen në Sharrë, banorët ngrihen në protestë
20/08 10:24
Ndeshja mes Turqisë dhe Portugalisë ka pasur disa ndërprerje në pjesën e saj të dytë. Kjo për shkak se disa persona kanë hyrë në fushë dhe kërkuan të bënin foto me Cristiano Ronaldon.
I pari ishte një djalë i vogël i cili nga tribuna, u fut me shpejtësi në fushë për të takuar Ronaldon.
Ky i fundit e përqafoi me përzemërsi dhe pranoi të bënte një foto me djalin e vogël, i cili më pas u doli vetë nga terreni. Pak minuta më vonë, një tjetër djalosh hyri në fushë për të bërë të njëjtën gjë dhe këtë radhë ylli portugez u mërzit me këtë ndërprerje.
Tifozi shkoi dhe kapi Ronaldon nga qafa, me portugezin që nuk reagoi ndërsa stjuardët e shkëputën tifozin me vështirësi.
Top Channel