Fermerët braktisin drithërat/ Dikur hambar i Myzeqesë, Libofsha e kthen vëmendjen te vreshtaria

22/06/2024 12:39

Fermerët në Libofshë të Fierit braktisin drithërat për shkak të kostove të larta të prodhimit dhe çmimit të ulët në treg.

Dikur i njohur si hambari i Myzeqesë, Libofsha tashmë nuk mbjell më grurë dhe misër, por ka kthyer vëmendjen drejt vreshtarisë dhe serave diellore.

Edhe pse është një nga zonat ku kultivohen më së shumti misër dhe grurë, fermerët në këtë zonë po planifikojnë të mos mbjellin më drithëra sezonin e ardhshëm. Sipas tyre, çmimi i ulët i drithërave në treg nuk arrin të mbulojë shpenzimet e prodhimit, prandaj kanë zgjedhur vreshtarinë, pasi e konsiderojnë më të lehtë për të gjetur një treg të sigurt dhe më fitimprurëse.

“Edhe pse kam vetëm 3 dynym të kultivuar me vreshta, këtë sezon arrita të marr 65 kv rrush dhe të gjithë sasinë e shita me një çmim të kënaqshëm. Kam kultivuar grurë dhe misër për 10 vjet në sipërfaqe të mëdha dhe asnjëherë nuk kam fituar; gjithë mundi më ka shkuar dëm”, thotë fermeri Gjergji Çuni.

Me një sipërfaqe prej 48.5 hektarësh me vreshta, nga të cilat 20 hektarë janë të mbuluara me sera, dhe ku sipërfaqja për këtë vit është shtuar me 5 hektarë, fermerët në Libofshë kërkojnë mbështetje nga qeveria në formën e subvencioneve për të shtuar më tej sipërfaqet me sera dhe vreshtari. Klima në këtë zonë favorizon kultivimin e rrushit, gjë që e bën këtë.

Top Channel