Italia vuajti shumë përballë Spanjës, takim që e humbi vetëm 1-0 për shkak të pritjeve të shumta vendimtare të Gigio Donnarummës.
Bryan Cristante, pjesë e Romës në Serie A, pranon dominimin dhe superioritetin iberik, ndërkohë që tenton të karikojë shokët në lidhje me “finalen” ndaj Kroacisë.
“Spanja na vuri poshtë dhe e meritoi fitoren. Nuk po mundnim të riniseshim, kjo për meritë të spanjollëve, të cilët zhvilluan një ndeshje të madhe. Ata kështu janë, ta ‘nxijnë jetën’ me qarkullimin e topit.
Dhe kur arrin ta rikuperosh topin je shumë i lodhur për t’u nisur në kundërsulm. Gjithsesi, ne kemi edhe një ndeshje tjetër. Kroacia është e fortë, por të fortë jemi dhe ne.
Objektivi ynë është kualifikimi, por duhet ta analizojmë mirë ndeshjen me Spanjën. Çështja e kualifikimit është në dorën tonë, duam të rikthehemi të fitorja”, deklaroi mesfushori italian.
Top Channel