Gruaja akumulon faturën 800 paundë në hotelin familjar dhe ia mbath pa paguar në Uells (fotot)

21/06/2024 15:37

Menaxheri i zemëruar i një hoteli familjar në Llanelli, në jug të Uellsit në Britani, dënonte një grua që kishte qëndruar disa net në hotel duke akumuluar një faturë rreth 1000 euro dhe më pas akuzohet se është larguar pa paguar.

Menaxheri shtonte se rezervimi në Diplomat Hotel në Llanelli u bë nga një kompani biznesi më 10 qershor, teksa të ftuarit shijuan ushqimin e pijet e ofruara për të paktën tre ditë.

Por gruaja ishte larguar pa paguar faturën kur karta e saj ishte refuzuar nga banka dhe tashmë menaxheri Paul Jenkins, thotë se nuk ka arritur të kontaktojë mëme gruan.

Ai shtonte për rrjetin lokal WalesOnline: “Stafi që i shërbeu e trajtuan me të gjithë respektin, si të gjithë të ftuarit e tjerë Nuk e di nëse do të marrim ndonjëherë paratë tona por kjo është një humbje e konsiderueshme për hotelin. Ne jemi një biznes familjar dhe punojmë shumë, prandaj paguani faturën ju lutem”.

Një zëdhënës i policisë së Dyfed-Powys tha: “Policia mori njoftimin të hënën pasdite për gruan që qëndroi në hotelin Diplomat Hotel, Llanelli dhe u largua pa paguar mëngjesin e të mërkurës dhe po punojmë për identifikimin e saj”, shkruan rrjeti britanik ‘The Mirror’.

FOTO GALERI
1/3
Gruaja ishte larguar pa paguar faturën kur karta e saj ishte refuzuar nga banka dhe tashmë menaxheri Paul Jenkins, thotë se nuk ka arritur të kontaktojë më me te.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA