E rëndë/ 28-vjeçarja transgjinore vret prindërit e saj dhe nuk pendohet: Do e bëja përsëri, i urreja! Qëlloi dhe drejt vëllait

21/06/2024 09:16

Një 28-vjeçare transgjinore Mia Bailey, ka vrarë prindërit e saj në SHBA dhe është shprehur para policëve se do e bënte sërish sepse i urrente.

Sipas fqinjëve të familjes, zënkat mes 28-vjeçares transgjinore dhe prindërve të saj ishin të shpeshta pasi ajo vendosi të kalonte në tranzicion.

Vrasja e dyfishtë ndodhi në Utah, ,ku Bailey ka rrëfyer se ajo shkoi në shtëpinë e prindërve të saj e vendosur për t’i vrarë ata.

28-vjeçarja ka qëlluar edhe në drejtim të vëllait të saj , i cili ndodhej pas një dere të mbyllur i cili arriti të arratisej duke njoftuar autoritetet për krimin brutal. Oficerët që mbërritën në shtëpinë e familjes Bailey gjetën 70-vjeçarin Joseph dhe 69-vjeçarin Gail të vdekur në dhomën e ndenjes me disa gëzhoja pranë tyre.

Pas krimit, Bejli u largua me një makinë të verdhë dhe kur u përball me policinë, ajo nxori një armë, i kërcënoi dhe vazhdoi të ecte.

Më vonë policët e gjeten atë rreth shtatë milje larg shtëpisë së saj dhe e detyruan që të dorëzohej.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA