Serbia bën viktimën para ndeshjes me Slloveninë: Shqiptarët e kroatët thirrën ‘vritini serbët’, largohemi nga Euro 2024 nëse…

20/06/2024 11:24

Serbia ka kërcënuar se do të largohet nga Euro 2024 pasi ka akuzuar tifozët e Kroacisë dhe Shqipërisë për thirrje të neveritshme në stadium.

Kundërshtarët e Anglisë në raundin e parë pretendojnë se mbështetësit nga dy vendet e Ballkanit brohoritën “vriti, vriti, vrite serbin” gjatë barazimit të djeshëm 2-2 në Grupin B.

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Serbisë, Jovan Surbatovic, ka paraqitur kërkesë që UEFA të ndëshkojë Kroacinë dhe Shqipërinë për thirrjet e supozuara në minutën e 59-të.

Dhe ai ka paralajmëruar se Serbia është e gatshme të largohet nga Euro 2024 nëse nuk ndërmerret asnjë veprim.

Ai përmes RTS tha: “Së pari dua të falënderoj tifozët tanë për mbështetjen në ndeshjen kundër Anglisë dhe shpresoj se do ta mposhtim Slloveninë”.

“Ajo që ndodhi është skandaloze dhe ne do t’i kërkojmë UEFA-s sanksione, edhe nëse kjo do të thotë të mos vazhdojmë garën. Jemi të sigurt se do të dënohen, pasi tashmë i janë përgjigjur apelit tonë për të hequr nga kampionati të ashtuquajturin gazetar nga Shqipëria. Ne do të kërkojmë nga UEFA që të dënojë federatat e të dyja seleksioneve. Ne nuk duam të marrim pjesë në këtë, por nëse UEFA nuk i ndëshkon, do të mendojmë se si do të vazhdojmë.

Ne u ndëshkuam për raste të izoluara dhe tifozët tanë u sollën shumë më mirë se të tjerët. Një tifoz u dënua për fyerje raciste dhe ne nuk duam t’i atribuohet të tjerëve. Ne serbët jemi zotërinj dhe kemi një zemër të hapur, ndaj i bëj thirrje tifozëve që të mbeten zotërinj”.

Serbia humbi ndeshjen hapëse të Grupit C 1-0 ndaj Anglisë të dielën, ndërsa sot luan me Slloveninë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA