Trump: Emigranti që përdhunoi e vrau nënën amerikane nga Maryland nuk duhet të lejohej të hynte në SHBA (fotot)

19/06/2024 18:44

Ish-presidenti amerikan Donald Trump përmendi dje në fjalimin e tij rastin tragjik të Rachel Morin një nënë e pesë fëmijëve nga Maryland, e cila u përdhunua dhe u vra vitin qe shkoi nga një i dyshuar, emigrant ilegal.

Gjatë fjalimit në Wisconsin, Trump tha se emigranti ilegal Victor Martinez-Hernandez, 23 vjeç është akuzuar për vrasjen dhe përdhunimin e Morin, pas arrestimit një javë më parë në Tulsa, Oklahoma.

“Javës që shkoi, një tjetër emigrant ilegal i Biden u arrestua për vrasjen brutale të një tjetër gruaje amerikane të pafajshme. Ju ndoshta e kemi lexuar ngjarjen e rëndë. Në Maryland, Rachel Morin, 37 vjeçe nënë e pesë fëmijëve, një grua e bukur, të gjithë e donin, ka vdekur”.

Trump shtonte se zyrtarët e policisë besonin “kjo kafshë përgjegjëse për vrasjen e Rachel, kishte vrarë një tjetër grua në El Salvador.”

“Ai erdhi nga El Salvador, kishte vrarë me pare një grua, të paktën një grua. Pastaj kalon në kufirin e hapur të Biden dhe vjen këtu, ne as nuk i kontrollojmë emrin,” shtoi Trump.

Trump shtonte se emigranti ilegal fillimisht kishte sulmuar një minorene dhe nenen e saj ndërsa më pas akuzohet për vrasjen dhe përdhunimin e Rachel teksa ajo kishte dalë për vrap. Ai shtoi se trupi i të ndjerës ishte gjetur në kanalin e një pusete.

Në një njoftim të 15 qershorit, policia e Tulsa shkruante se Martinez-Hernandez “kërkohej për një seri krimesh që kishin nisur në El Salvador dhe më pas në disa qytete të SHBA.”

Trump tha më tej set “ky monstër nuk duhet të ishte lejuar të hynte në SHBA.”

“Sikur të isha president, ai nuk do të kishte hyrë në SHBA”, shtonte Trump teksa mediat vendase thonë se rreth 2,000 amerikanë vriten çdo vit nga emigrantët ilegalë.

FOTO GALERI
1/3
Trump tha se emigranti ilegal Victor Martinez-Hernandez, 23 vjeç është akuzuar për vrasjen dhe përdhunimin e Morin

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA