Kryeministri Edi Rama ka reaguar për barazimin që kombëtarja shqiptare arriti të marrë me Kroacinë.

Në një postim në Facebook ai shkruan se përballë një skuadre të fortë, Shqipëria ishte e përkushtuar. Për këtë Rama falënderon futbollistët e kombëtares që realizuan një ndeshje shumë të bukur.

“KJO QUHET KRENARI??? Përballë një skuadre shumë më të fortë në letër dhe me shumë më shumë eksperiencë në këto nivele ishte një Shqipëri e re, e përkushtuar me mish e me shpirt ndaj flamurit kuqezi, e cila të mbush me krenari, me dashuri, me respekt e me optimizëm për rrugën përpara, përtej këtij Europiani, falë djemve të jashtëzakonshëm dhe publikut të saj po aq të jashtëzakonshëm❤️?❤️
Kokën lart dhe kështu përpara, me pasion, shpirt skuadre, përpjekje deri në fund për të bërë më të mirën”, shkruan Rama.

Top Channel