“Me Italinë, e linim shumë thjesht zonën tonë”/ Gjimshiti: Me Kroacinë, duhet të reagojmë, në fushë duhet të jesh dhe i pistë të marrësh atë që meriton

18/06/2024 17:46

Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Kroacinë, Berat Gjimshiti bëri një reflektim nga ndeshja e kaluar me Italinë dhe anlizoi shanset për sfidën e nesërme.

Në fushë, nuk duhet të jesh vetëm i bukur, u shpreh kapiteni i Kombëtares.

“Kam thënë edhe pas pjesës së parë me Italinë, që e linim shumë thjeshtë zonën tonë. Duhet ta ndalësh pak ritmin e kundërshtarit, sepse kundërshtar me nivel kaq të lartë të bën dëm. Nuk duhet të jesh vetëm i bukur në fushë, por edhe i pisët e të marrësh atë që meriton”.

Duke e cilësuar ndeshjen me Italinë, ku humbëm me rezultatin 1-2, një shok për të dhe kolegët, Gjimshiti u shpreh se përballja me kroatët do të jetë e vështirë për të dyja palët, por synimi është fitorja.

“Kroacia është në rolin e favoritit dhe u duk edhe në ndeshjen e parë ndaj Italisë. Që në këto ndeshje kaq të vështira, ku ke përballë kampionë siç mund të themi, duhet të kesh përqendrimin për të gjithë 90 minutave, çdo gabim të vogël apo problem që ke në fushë, do ta bëjnë një gol dhe ndryshon loja aq shpejt. Ne ishim pak në shok në atë moment dhe besoj se duhet të ndryshojmë këtë në ndeshjen e radhës ndaj Kroacisë.

Besoj se psikologjia është me rëndësishme në këtë moment se lodhja fizike se bën ndryshimin në lojë. Sigurisht kam folur me disa lojtarë, e sigurisht duhet të japësh kurajë për nesër, nuk ishte e lehtë të luajë dhe kishim pritshmëri ndryshe. Por duhet të dalim me eksperiencë, përmirësohemi e mësojmë diçka nga ajo. Unë kam më shumë vite, eksperiencë më të madhe, mundohem të ndihmoj më të rinjtë se këto gjëra ndodhin e do të kesh ndeshje të tjera në jetë që mund të jenë më keq se me Italinë ndaj duhet të vazhdosh. Për Kroacinë nuk ishte një ndeshje e mirë ajo e para, humbën 3-0. Do jetë një lojë e vështirë si për ata apo te ne. Secili tenton më të mirën, le të shohim çfarë do të ndodh nesër”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA