10 të vdekur e dhjetra të plagosur nga përplasja ‘horror’ e trenit të mallrave me atë të pasagjerëve në Indi (fotot)

17/06/2024 15:22

Një aksident i tmerrshëm hekurudhor ka lënë një vagon të bllokuar vertikalisht në ajër në Indi.

Treni i mallrave kishte kaluar në mënyrë të pashpjegueshme sinjalin e ndalimit dhe përplasi nga prapa trenin e pasagjerëve të linjave Kanchanjunga.

Imazhe shokuese të aksidentit tregonin një prej vagonëve të mbetur thuajse vertikalisht teksa kalimtarët ishin mbledhur pranë tij.

Punonjës të ndihmës kishin nxituar në vendngjarjen e aksidentit të rëndë në Darjeeling në rajonin Bengal mëngjesin e të hënës.

Rreth 60 njerëz ishin lënduar në përplasjen tragjike, shkruan rrjeti vendas, gjysma e të cilëve nuk kishin plagë serioze.

Ata u dërguan në spitale me autobusë teksa operacionet e shpëtimit vijonin, shkruan rrjeti vendas ANI.

Përfaqësuesi hekurudhave indiane Sabyasachi De tha për rrjetin ANI:

“Po punojmë për të kryer sa më shpejt oepracionet e shpëtimit, sipas informacioneve paraprake treni i linajve Kanchenjunga u godit nga prapa nga një tren mallrash. Kemi informacion për të paktën 8 të vdekur”.

Treni Kanchanjunga Express lidh rajonet verilindore Assam e Tripura me krahinën e Bengalit Perëndimor. Nuk duhen ende shkaqet e shkeljes së sinjaleve të qarkullimit nga treni i mallrave që shkaktoi tragjedinë.

Trenat janë mjeti kryesor i përdorur nga punonjësit në Indi që shpeshherë zhvendosen në krahina të largëta gjatë punës sezonale.

Në qershor të vitit të shkuar një tren gjigant pasagjerësh në Indi u përplas dhe doli nga shinat duke lënë të vdekur më shumë se 100 njerëz e duke plagosur rreth 1000.

Treni ishte përplasur me dy karroceri të lëna në binarë që shkaktuan katastrofën me vagonë të shtrembëruar dhe punonjës me mjete të rënda që përpiqeshin të çlironin të plagosur e bllokuar./The SUN/

FOTO GALERI
1/5
Imazhe shokuese të aksidentit tregonin një prej vagonëve të mbetur thuajse vertikalisht teksa kalimtarët ishin mbledhur pranë tij.

Top Channel