Lëvizte i armatosur në mes të qytetit, arrestohet 45-vjeçari në Vlorë! Pistoletën dhe municionin luftarak i kishte fshehur…

16/06/2024 13:28

Një 45-vjeçar është kapur në Vlorë nga policia teksa lëvizte i armatosur.

Në pranga ra A. H., 45 vjeç, banues në Vlorë. Policia ndaloi mjetin tip “Benz”, me të cilin lëvizte 45-vjeçari, dhe kanë ushtruar kontroll, gjatë të cilit, në pjesën e poshtme të sediljes së shoferit, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak si dhe një shumë parash.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel