Fryma e mjeshtrit Van Gogh kujtohet në klinikën psikiatrike ku qëndroi në Francë (fotot)

15/06/2024 19:37

Klinika Saint-Rémy-de-Provence, pret vetëm paciente femra, me fokus të veçantë në praktikat artistike.

Inistitucioni kërkon kështu të ndjekë hapat e një prej pacientëve të tij më të celebruar, piktorin klasik holandez Van Gogh, i cili ishte internuar këtu në vitin 1888, ku dhe realizoi disa nga kryeveprat e tij më të mëdha.

“Sikur ai ta dinte se po krijojmë këtu një përgjigje për ëndrrën e tij, ndoshta do të ishte krenar”, thotë psikiatri Jean-Marc Boulon, i cili drejton qendrën ku ka dhe një ndarje të vecante për turistë dashamires të mjeshtrit.

“Ai ka kaluar shumë kohë këtu, veçanërisht në këtë park … Ka ardhur fillimisht në maj 1989, dhe dy ditë më vonë kishte përfunduar dy piktura, përfshi dhe ‘Irisët’ e famshëm. Gjatë kësaj periudhe ai krijoi ‘Les Lilas’, ‘Le Mur’, ‘Les Hommes dans le parc’, gjatë periudhës që ishte i shtruar këtu nën kujdesin e psikiatrit. Ishte fillimisht një periudhë vuajtjeje të madhe, dhe më pas shërimi e mirëqenieje, besoj unë, duke marrë në konsideratë punimet që ka realizuar këtu”.

Monique Pigaglio, farmaciste në pension që ka qenë paciente në kete klinikë në 2020, thotë se piktura gjithmonë ka ndihmuar pacientët të mendojnë qartë dhe të fokusojnë idetë e tyre.

“Ky vend është i afërt për mua, më ka bërë mirë, shumë njerëz të shtruar këtu pikturonin, ndërsa në zonën e studios në Van Gogh ndjehet ende prezenca e tij”, shton ish-pacientja.

Drejtori Boulon, tregon për ruajtjen e ambjenteve ku jetonte mjeshtri, duke thënë se një pjesë është rindërtuar nga literatura e lënë pas.

“Ky është rindërtimi i dhomës së gjumit të Van Gogh. Ato janë të gjitha të ngjashme, origjinalja nuk ekziston më. Por çdo gjë është riprodhuar sipas përshkrimit të mureve, ngjyrave të perdeve.

Turisti amerikan Anthony P. Rhodes që vizitonte me bashkëshorten Killeen, tha për rrjetin AFP:

“Është e rëndë të imagjinosh atë që ai ka kaluar në këto dhoma, por në pikturat e tij ka aq shumë bukuri, një bukuri që dilte nga një shpirt aq i trazuar. Është e vështirë dhe shumë emocionale”.

Killeen Rhodes shtonte:

“Të shikosh dhomën ku ai punonte dhe realizoi këto kryevepra është shumë prekëse. Kjo është e mirë për vazhdimësinë e historisë. Është e pabesueshme të jesh në këtë dhomë të mrekullueshme!”/AFP/

FOTO GALERI
1/11
Inistitucioni kërkon kështu të ndjekë hapat e një prej pacientëve të tij më të celebruar, piktorin klasik holandez Van Gogh, i cili ishte internuar këtu në vitin 1888

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA