Satira e Gjekmarkajt për festën e PS: Të gjithë po i gëzoheshin nisjes për në Gjermani, kur qejfe e humore u prishën prej…

14/06/2024 11:46

Nga Agron Gjekmarkaj

Kronikë e telasheve që shkaktoi Ditmiri në parti!

Bash atëherë kur pas festes së Partisë ku babami Gramoz, xha Temja, xha Namiku , Teto Arta e të tjerë takuan Babon dhe filizat e rinj e të gjithë po i gëzoheshin nisjes për në Gjermani kur një ndalesë e detyruar si mort prishi qejfe e humore qamet.

E kishte thënë Toni që vetë është mjaft i gëzuar të cilin e krahasojnë me Pali Miskën madje edhe Ermua që kendellet kur i kujtojnë ngjashmëritë me Lenkën se Geget në partinë e tyre pos Muhoasllanit që mbetet shembull besnikërie për tu ndjekur, kanë qenë gjithmonë trazovaçe e me hile.
Ja shiko Zef Malen, Tuk Jakoven, Fadil Paçramin e Gjin Markun edhe pse komunistë me të futur ja patën Komandantit derisa ai i sosi.

Ditmiri i cili ndryshe nga Tezja dhe të tjerë madje edhe nga Tigrushi nuk u rehabilitua më qëkur nuk hypi në makinën Papale.
Ani pse njëherë ngarkuar mbi një zetor me shalqinj ju dha mundësia për reflektim e autokritikë në kongres nuk diti që mundësinë ta kthejë në prokopi.
Ai shfaqi dilema dhe pasigurira që nuk i kanë aspak hije. Pardje ai zukati përsëri me një palo shkrim i cili duhej të ishte pikë kthese nën dritën e zhvillimeve dhe të mardhënjeve të konsoliduara që Babo ka me Europën!

Ai bënte pyetjen e poshtër “ Kush do drejtojë Europën kur atë tanimë e di i madh e i vogël. Rënden për të blerë gazetën, Klosi, Damua, Nikua, Tezja , Dilua e shumë të tjerë të sigurtë që do gjenin aty përgjigjen e shkurtër, atë të duhurën por oh jo.

Letra u ra nga dora, zemrat rrihnin nga zemërimi, fytyrat u zverdhen, fjalët u shuan, këmbët u keputën. U ndien pjesë të një komploti. U kishte thënë Ismet Beqiri dijet e tepërta janë fukarallëk. Po ashtu Baftua të cilin jeta e ka mësuar që kurioziteti të bëhet gropë para këmbeve, u tha zor se harami behet hallall! Por jo u bënë pjese e mëkatit.
Babo e mori vesh. Nuk i thirri po gjeten një sebep e shkuan vetë. Heshtja si mynxyrë nuk po thyhej. Ai nuk po fliste i la një cope herë të kullonin djersë.

Kokën e drejtoi nga Niko i cili pas një belbëzimi të parë e qëroi zërin. Ai tha “unë nuk e bleva gazetën, por shkova të shoh kush e merr! Unë të gjithë ata që thyejnë vijën e partisë i bëj hasha, e kam dëshmuar me Vangjon qe e kisha mik për kokë. Sikter e bëra. Ky Ditmari gjithmonë s’më ka pëlqyer se thoshte ca gjëra që nuk i kuptoja në ishin për mirë apo për keq, me prishte gjakun” ! Pas tij Klosi tha “ unë vetëm ‘Kurbanin’ kam lexuar edhe pse kishte ca fjale të vështira punova me fjalor. Frazat e gjata mi ka shpjeguar Mamica se ajo mbahet në partinë tonë si e fjalës. Nuk e di ç’pata që rashë në yshtje. Këto shkrimet e gjata me japin dhembje koke. Mendova që gjeja do qe shkurt, pyetjes kush do drejtojë Europën si timonier i madh përgjigja natyrale do qe Babo, kur ç’të shihja që sytë me plaçin….jo konservatore, jo liberal, jo Amerika jo tradita, jo filani jo fisteku. Nuk u besova syve. Mendova qe je shumë zemërgjegje që e mbajte gjarprin në gji gati 6 vjet”!

Tezja që i ndien me shumë se të tjerët hidhërimet i ngashërye një cope herë por ai po humbiste durimin dhe e mblodhi veten.” Unë tha e kam të shënjtë miqësinë dhe nuk pyes për interesa e karrierë para saj. Edhe pse udhëzimi ishte që ndaj Ditmarit duhej mbajtur qëndrim e leçitje unë e telefonoja çdo natë nga e vona, rrihnim mendime, se thellë isha e bindur që ai do ndreqej nën shembullin tonë megjithëse një ditë më thumboi , para apo pas Spakut më tha, po mendova helm rastësor, desh u zalisa e planda në rrugë kur pashë atë hata, askund emri i Babos në atë duhi me rreshta, falmë falmë. Shyqyr qe se lexoi Ikonomi se aty nuk ishte askund brandy, në këtë vapë do e kishte pisk”

Vështrimet ranë mbi Damon po konsiderohej si kolaboracionist. Babua ngriti vetullat si për ti thënë nxirre tënden?!” Nuk ka vënd më për autokritike tha meritoj ndëshkim! Nuk bën më punë as mëshira jote, as një mundesi e dyte, asgjë asgjë, nuk kam parë përtej hundës sime, jam treguar leshko, jetova në iluzionin se ai do bëhej njeri do ngrihej në lartesinë e Antonetes, Pranveres, do binte në përunjësinë e Ulsiut, do identifikohej me grintën e Beles, do merrte buzeqëshjen e qashtër të Bores, gëzimin e Tezes, mirësinë e Taos, vëmendjen e Pirdenit, përhumbjen mistike te Metes, baballëkllekun e Gonxhes, habinë e Aniles, pleudarinë e Mamices,por oh jo… gjuha ju tha… i dhanë pak ujë….ai qënkesh me i zi se djalli, ai mohoi atë qe di gjithë bota, duke e lenë drejtimim e Europës në duar axhaminjesh”.

Babo u prek pikërisht kur rrufeja pritej dhe mbajti një fjalë mberëlënese “ sinqeriteti juaj duhet të shtrihet mbi gjithë partinë, shokët ti gjeni si vetja dhe ata të bëhen si ju. Po hymë në vit elektoral, na duhet bashkim. Them qe duhen befasuar armiqtë. Ditmarit i duhet dhënë një mundësi. E caktojmë si këshilltar të Ciut, i japim të lexoje fjalimet e Dilos, Xhemalit, Baftos, Bujarit,Ismetit etj”. Po ato të miat dhe Etildës pyeti Klosi? “ Ato jo se janë te thella dhe duan reflektim të gjatë” , “ Roje i lëmë Çyrben per të parë në studion apo jo sa duhet, dhe nese ve re qe ben naze ndonjë çok kokes e di vete ai” ! Babo vazhdoi “nese nuk ka nihiliste e cmirëzinj si do dalloheshit ju si njerez me besim të fortë, si do ndahej e verteta që duket nga genjeshtra që fsheh, shapi nga sheqeri, gjenialiteti nga mediokriteti?”

Të ngartet nuk po kuptonin më asgjë! Mos Babua do e vërë në liste pyeti Blero?
Edhe nese tha Braçe te 26 si Xhafen e ve. Ky se ka bashkinë e Tiranes nga pas dhe e ha, Babo del ai që është zemermadhi që njohim, Ditmari mbetet cinguni që thyen enen e vet me helmet që nxjerr ! Personalisht se mua nuk ma ka ndaluar Doktori ta takoj i kam thënë Ditmarit, nuk është kohe shkrimesh, kush jua pa hajrin, leri, meso një zanat, behu kengetar, dhe kendo sukave e kodrave per Babon dhe jeten e re gezojme sot! Nuk me degjoi teksa per vete jam duke e menduar!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA