Gjuha e huaj/ Rezultate më të ulëta se vitin e kaluar, Vlora me mesataren më të lartë

14/06/2024 19:48

Mësuesit morën 11 ditë kohë për të korrigjuar provimin e parë të maturës shtetërore të gjuhës së huaj, për të publikuar këtë të premte notat për rreth 27 mijë nxënës.

Të dhënat zbulojnë se në të gjithë Shqipërinë vetëm 119 maturantë kanë mundur të marrin 10 absolute, teksa kanë ngelur 952 nxënës me notën 4.

Edhe pse kalueshmëria për gjuhën e huaj është 96.4% e nota mesatare është 7.28, vihet re se në krahasim me maturën e vitit të kaluar performanca është përkeqësuar, pasi kemi rreth 600 nxënës më shumë mbetës dhe 900 maturantë ekselentë më pak. Pjesa më e madhe e nxënësve rezulton se janë vlerësuar me notën 9.

Statistikat e portalitstudentor nxjerrin në pah edhe se cili qark ka maturantët më të mirë, ku duket se vendin e parë sipas notës mesatare e mban qarku i Vlorës me 8.21 e më pas vjen Tirana me notën mesatare 8, ndërsa Dibra dhe Kukësi janë në vend të fundit. Rregullorja e maturës përcakton se brenda datës 30 qershor të kenë përfunduar korrigjimet, teksa për të dytin vit tani më maturantët kanë të drejtën të kërkojnë rivlerësimin e tezës nëse janë të pakënaqur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA