“Po përdhunoni procesin e marrjes në pyetje”, debate në Komisioni Hetimor për kontratat në shëndetësi, Vokshi-Ndrecës: Mos bëni pyetje intimiduese

13/06/2024 13:18

Komisioni Hetimor për Koncesionet dhe Check-Up ka vijuar me debate të ashpra.

Nënkryetari i Komisionit Hetimor për kontratat koncensionare në shëndetësi, Plarent Ndreca, pyeti audituesin e KLSH nëse ai kishte kualifikimet profesionale për auditime të tilla dhe kjo shkaktoi debat.

Ndreca: “Ne nuk e vijojmë këtë mbledhje, ju po të doni vazhdoni.”

Vokshi: Z. Ndreca korrigjoni pyetjet. Mos hajdeni me pyetje intimiduese. Nuk keni asnjë tagër. 5 minuta pushim!”

Ndreca “Merrni pushim, hyni në shinat e ligjit.po përdhunoni procesin e marrjes në pyetje, kaq është

Vokshi: Pesë minuta pushim, e kërkuat

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA