Një mjet lundrues që përdorej pa licencë është bllokuar nga autoritet në Vlorë.

Drejtuesi i jahtit u ndalua për kontroll në vendin e quajtur “Zhapovel”, Karaburun, ku ushtronte aktivitetin pa licencën përkatëse.

Shërbimet e Policisë Kufitare e kanë ndëshkuar drejtuesin e mjetit lundrues, shtetasin A. T, me masën administrative 100 000 lekë të rinj, pasi rezultoi se nuk ishte i pajisur me Certifikatën e Operatorit Turistik Detar, për të ushtruar aktivitetin me mjetin lundrues jaht, në bordin e të cilit u konstatuan 10 turistë të huaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA