Begaj, apel për bashkëpunim në Shkup/ Tirana do të marrë kryesimin e Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore

13/06/2024 22:52

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, deklaroi nga Shkupi se Shqipëria mbetet një mbështetëse entuziaste dhe proaktive e bashkëpunimit rajonal.

Ky bashkëpunim, theksoi Presidenti Begaj, përmirëson jetesën e qytetarëve, forcon marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe ndihmon proceset integruese Euroatlantike.

Gjatë një konference për shtyp, në përfundim të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, Begaj, në krah të Presidentes së Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova dhe Presidentit të Malit të Zi, Jakov Milatoviç, theksoi rëndësinë e forcimit të kësaj organizate për rajonin.

Ndërsa përgëzoi Shkupin për lidershipin dhe vizionin evropian që tregoi gjatë ushtrimit të kryesimit të radhës, Presidenti Begaj bëri të ditura prioritetet e Shqipërisë, e cila do të marrë kryesimin e radhës.

Gjatë këtij kryesimi, Presidenti Begaj deklaroi se motoja do të jetë “Të formësojmë të ardhmen tonë evropiane”, duke e vendosur integrimin në BE në qendër të drejtimit të radhës së Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA