Veliaj mesazh “djegësve të gomave”/ Takim me socialistët e njësisë 5: Falë PS, Tiranës do i shtohen 2 shkolla të reja

08/06/2024 19:12

Kryeqytetit do t’i shtohen dy shkolla të reja në Njësinë 5 dhe 13. Premtimin e bëri kryebashkiaku Veliaj gjatë një takimi me socialistë të njësisë numër 5.

“Besoj fort që do të shkojmë në zgjedhje me çdo premtim të mbajtur, me kokën lart, duke i parë njerëzit në sy. Ne nuk jemi një forcë perfekte, në 33 vite kanë ndodhur një pafundësi gjërash, po di të them që jemi sot forca më e ndershme, më e drejtë, më progresiste dhe që ka afruar Shqipërinë me BE më shumë se çdo forcë tjetër politike të marrë së bashku”.

Drejtuesi politik i Partisë Socialsite tha se Bashkia që ai drejton është përballur në çdo projekt me pengesa të jashtëzakonshme nga ana e opozitës, ndërsa dha edhe një mesazh për protestuesit para bashkisë.

“Ti mund të djegësh goma para Parlamentit, të shkatërrosh objekte të kulturës, siç është Bashkia e Tiranës, që është një institucion jo privat i socialistëve, është i kujtdo që qeveris në atë moment dhe është pronë e qytetarëve të Tiranës. Aty kupton që kemi përballë kundërshtarë, që as nuk janë pjekur politikisht, as nuk kanë një mision, as nuk kanë Zot, din e iman, shtet, atdhe, të cilët të dhimbsen kur i shikon se si në mes të kulmit turistik djegin goma në mes të Tiranës.

Mendova që këto skena i kishin lënë tek Astiri, i kisha harruar nga vitet ‘90. Ata janë po ata. Fakt që Shqipëria dhe Tirana ndryshon është meritë e forcës që udhëheq, Partisë Socialiste të Shqipërisë”-u shpreh Veliaj.

Top Channel