Rikthimi i tensioneve në Kuvend ka qenë shkak i një debati të ashpër në studion e Top Story në Top Channel mbrëmjen e djeshme mes ish deputetit demokrat, Luçiano Boçi dhe analistit Lorenc Vangjeli.

Ky i fundit kritikoi aksionin e opozitës me djegie gomash dhe përplasje në Kuvend, por që solli reagimin e ashpër të Boçit.

Debati në studio:

Lorenc Vangjeli: Myteberët pa mend dhe pa tru, me muskuj që dinë të djegin goma, por nuk kuptojnë nga politika, janë qasur për shkak të mënyrës refraktare të të bërit opozitë.

Luçiano Boçi: O Lorenc se ti je edhe gazetar me etikë, kush janë këta myteberët që thua ti? Ç’e ke këtë gjuhë që përdor ti, duke qëndruar edhe në ato mitingjet me Ramën ke marrë ato reflekset e gjuhës së Ramës.

Vangjeli: Mos mo pash Zotin.

Boçi: Jo mo pash Zotin se ishe shumë i lumtur ku ishe në Itali apo Greqi.

Vangjeli: Po pse sillesh si nallban që shikon miza dhe do t’u vësh patkoj?

Boçi: Ata njerëz që dalin aty dhe protestojnë, ti i quan myteberë.

Vangjeli: Fola për ju që jeni në sallë.

Boçi: U the atyre që djegin goma.

Vangjeli: Tërhiqe, tërhiqe.

Boçi: Aaa fole me mendjen tënde ti

Vangjeli: Ju mor i digjni gomat, ju i digjni gomat sepse nuk kuptoni nga politika.

Boçi: Qenke burrë i fortë ti se po ma thua mua?

Vangjeli: Të jesh i paditur nuk është nuk është ndonjë problem i madh.

Boçi: Ti je shërbëtor mor. Ta ka thënë Andi “supën e ke siguruar sot”? Po flas me gjuhën e një kolegut tënd, e kape supën për sot

Vangjeli: Unë do të dal të pi një cigare, do të të jap një lollipop ta mbash në gojë.

Boçi: Ti flet me gjuhën e atij.

Vangjeli: Do të ta jap ta mbash në gojë.

Boçi: Atë mbaje ti dhe fute ku të duash. Mbaje gojën.

Vangjeli: Po të jap 100 lekë, shko merr një pako fara dhe kusurin mbaje.

Boçi: Fute atje ku të pëlqen më shumë.

Grida Duma: Stop, stop, stop.

Boçi: Stop me mua, se unë ta jap përgjigjen kollaj fare.

Vangjeli: Po ta them edhe njëherë, je i paditur ti megjithë ata të tjerët.

Boçi: Nuk jam nga ata që i them një pisi “ndjesë”. Ta jap përgjigjen mirë unë ty.

Vangjeli: Mbaje kusurin, shko ha fara.

Boçi: Fute atje ku të pëlqen më shumë se vjen këtu dhe bën si trim ti i madh ti.

Vangjeli: Unë bëj si i mençur përballë teje.

Boçi: Ta jap përgjigjen unë ty Lorenc Vangjeli, çfarë të duket vetja ty mo.

Grida Duma: Kalojmë në hapësirë publicitare.

Top Channel

Hetimi dhe shtyrjet e seancave për Erion Veliajn, SPAK del me komuProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në një deklaratë publike ka sqaruar disa rrethana procedurale të cilat lidhen me gjykimin e çështjes penale në ngarkim të Erion Veliaj dhe të pandehurve të tjerë. Sipas SPAK, Gjykata e Posaçme caktoi më 29.9.2025, seancën e parë të gjykimit paraprak. Prej këtij momenti dhe deri tani janë shtyre 8 seanca gjyqësore për shkak të mungesave të pajustifikuara të mbrojtësve të të pandehurve apo dhe kërkesave të padrejta të tyre, duke penguar përfundimin e gjykimit paraprak brenda afateve të parashikuara nga Kodi i Procedurës Penale, sipas SPAK. Ndërkohë SPAK thekson se sa i takon pretendimeve të përsëritura të Erion Veliaj, për njohjen me aktet e procedimit penal, nr. 27/2024, Prokuroria e Posaçme ka përmbushur plotësisht detyrimet që burojnë nga neni 327/2/3 të Kodit të Procedurës Penale. “Brenda afatit të parashikuar nga neni 324 i Kodit të Procedurës Penale, prokurorët kanë njoftuar të pandehurin dhe mbrojtësit e tij, mbi përfundimin e hetimeve paraprake. Veç përshkrimit të përmbledhur të faktit penal, për të cilin procedohet i pandehuri, Erion Veliaj është njoftuar edhe me të drejtën për t’u njohur me aktet dhe për të marrë kopje të tyre. Në ushtrim të kesaj të drejte, mbrojtësit e të pandehurit Erion Veliaj, më datë 24.7.2025, pa asnjë shpenzim kanë marrë një kopje të akteve të procedimit penal, nr. 27 të vitit 2024. Ky fakt është dokumentuar me procesverbalin përkatës të datës 24.7.2025, i nënshkruar nga njëri prej avokatëve të zgjedhur nga i pandehuri Erion Veliaj. Jo vetëm kaq, por më datë 10.10.2025, i njëjti avokat i zgjedhur ka bërë kërkesë pranë organit procedues për vënien në dispozicion të një kopjeje të akteve, ku pasqyrohen veprimet hetimore shtesë të kryera për periudhën 24.7.2025 deri në muajin Shtator 2025. Në këtë kërkesë, vetë avokati i zgjedhur shprehet se; “më datë 23.07.2025 janë njoftuar për përfundimin e hetimeve dhe u është vendosur në dispozicion një USB me kopje të akteve të këtij procedimi penal””, sqaron SPAK. Prokurorët e çështjes theksojnë se mënyra vijuese e ndërveprimit pas këtij momenti procedural, mes të pandehurit dhe avokatit të zgjedhur prej tij, i takon marrëdhënies së ndërtuar mes tyre dhe në asnjë rast, nuk përfshin organin procedues me pretendime të pabazuara në ligj. “Prokuroria e Posaçme vazhdon të zbatojë ligjin dhe të sigurojë një proces gjyqësor të rregullt dhe transparent”, mbyllet deklarata.nikatë zyrtare: Ne i kemi vënë në dispozicion njohjen e akteve, pretendimet e tij…
05/12 16:30
“Paqja fiskale”, pastrim parash? Pas FMN dhe Bankës Botërore, ekspertët hedhin dyshime për pr.ligjin e Financave: Rrezik për evazion
05/12 16:08
Kaluan afatet, ligji për “barazinë gjinore” do të hyjë në fuqi pa firmën e presidentit Begaj 
05/12 15:59
“Vetëm shumë mos e kruaj se…”/ Kryemadhi batuta me Julian Dedën para SPAK: Më thirrën për Metën
05/12 15:39
Spiropali takohet me Zyrtarin e Lartë të DASH: Thellim i bashkëpunimit strategjik shumëplanësh me SHBA
05/12 15:22
Shtyhet seanca paraprake për ish-Presidentit, zbulohet data e gjyqit të radhës/ Gjykata urdhëron SPAK t’i dërgojë fashikujt Metës
05/12 15:20
BILETA Portokalli - Bileta