“Nuk e di nëse mund të bëj se*s me Taikan në shtëpinë e prindërve“, Rita Ora ndan shqetësimin me ndjekësit

05/06/2024 19:44

Rita Ora ka pranuar se ajo është konfuze nëse mund të kryejë marrëdhënie seksuale me burrin e saj në shtëpinë e nënës së saj, Vera, pasi ata po qëndrojnë aty së bashku për herë të parë.

Këngëtarja e hitit “Hot Right Now” tregoi se aktualisht po qëndronte me nënën e saj për shkak se shtëpia e saj në Londrën Perëndimore po rinovohet dhe burri i saj ka në plan të iu bashkohet atyre gjatë fundjavës.

Ajo u shpreh se ndihej në siklet që të kryente marrëdhënie me të në atë shtëpi, shkruan DailyMail.

Në një intervistë Rita pranoi gjithashtu se përjetonte të njëjtën ndjesi kur ndodhej në shtëpi me dy vajzat e Taikas.

33-vjeçarja, duke folur në lidhje me shqetësimin e saj një ditë para mbërritjes së Taikas, tha: “Kam shtëpinë time këtu, por po qëndroj te nëna ime sepse është nën rinovim për momentin. Mendoj që është e çuditshme besoj. Ndoshta vetëm për mua.

Ylli gjithashtu diskutoi për të qenit një nënë për dy vajzat e Taikas nga martesa e tij e parë, duke shtuar: “Oh, unë i dua. Ndihem vërtet shumë mirë sepse unë jam thjesht zonja që nuk ka në të vërtetë asnjë përgjegjësi”.

Të premten, Rita publikoi këngën e saj më të re “Ask & You Shall Receive”, pas suksesit të albumit të saj të vitit 2023 “You & I”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA