Sezoni festiv në DigitAlb/ Me Paketën Premium përfitoni Champions League, Serie A dhe Big Brother 17/12 22:02
Mirel Josa do të jetë trajneri i Besës në Kategorinë e Parë, me klubin nga Kavaja që ka bërë një goditje të bujshme sa i përket stolit.
Ai pritet të prezantohet ditën e sotme në ambientet e bashkisë Kavajë, teksa objektivi do të jetë vetëm një, ngjitja e Besës në elitën e futbollit shqiptar.
Josa ka drejtuar shumë klube të njohura në Superiore, duke e fituar atë 5 herë, një herë me Tiranën dhe katër herë me Skënderbeun, teksa së fundmi ishte pjesë e Laçit deri në marsin e 2024-ës.
Top Channel