Mbyllni sytë dhe shijoni historinë! Makthi që zgjati plot 24 vite dhe mallkimi i thyer i gjermanëve
Të gjithë golat e Botërorit kanë historinë e tyre, sidomos ata të shënuar nga futbollistët që janë më pak mediatikë. Edhe pse Iraku humbi 4-1 ndaj Norvegjisë, Aymen Hussein, 30 vjeç do të hyjë në histori si autori i golit të dytë të Irakut në një Kupë Botë, 40 vjet pas atij të shënuar nga Ahmed Radhi në Meksikë 1986.
Më parë Hussein ka qenë heroi i vendit për golin e shënuar ndaj Bolivisë në playoff dhe për atë që kualifikoi Irakun në Lojërat Olimpike të Rio De Janeiros në 2016. Por historia e tij dramatike meriton të tregohet.
Babai i tij, një zyrtar i ushtrisë irakiane u vra nga Al Qaeda gjatë një sulmi në Bagdad në 2008. Prej kohësh kërcënohej nga radikalët islamistë. Vëllai i tij, një agjent policie u rrëmbye në shtëpinë e tij dhe ende nuk dihet gjë për fatin e tij ndërkohë që shtëpia iu bombardua pas rrëmbimit
‘Askush nuk e di se çfarë ka ndodhur saktësisht. Nuk është historia e parë e familjes sime dhe me shumë mundësi nuk do të jetë as e fundit’-shpjegonte në atë kohë Hussein që u rrit në një distrikt të kontrolluar nga ISIS, i bombarduar në periudhën 2014-2017 nga ana e Koalicionit Ndërkombëtar kundër Shtetit Islamik i udhëhequr nga SHBA në Irak dhe Siri. Sulmet dhe shpërthimet e makinave bombë u kthyen në diçka të zakontë në atë kohë dhe familja u desh të shkonte në Kirkurk në 2014 dhe të gjithë u shndërruan në refugjatë.
‘Nëse e lë futbollin, nuk do të ndryshonte asgjë. Nuk do të rifitoja asgjë nga gjërat që kam humbur. Për më tepër falenderoj Zotin për situatën time. Në shtëpinë time kam mure. Shumë irakianë të zhvendosur jetojnë në tenda’-tregonte futbollisti dikur.
Për më tepër, dy javë përpara fillimit të Botërorit, Hussein u bë lajm sepse në momentin e hyrjes në SHBA iu nënshtrua një seance të ashpër të marrjes në pyetje që zgjati deri 7 orë nga ana e autoriteve amerikane. Fluturimi ishte nga Spanja ku Iraku i drejtuar nga Graham Arnold zhvilloi një miqësore ndaj La Roja në Riazor. Më në fund, Hussein arriti të bashkohej me pjesën tjetër të skuadrës me sulmuesin që shënoi edhe golin e nderit ndaj Norvegjisë me një gjuajtje të bukur me kokë.
Top Channel