Komisioni TIMS/ Salianji: Duhet transparencë, ça frike keni nëse nuk ka shkelje? Deputeti i PS: Mos denigrojmë njëri tjetrin, ta vendosim me votë ose…

04/06/2024 19:17

Në komision hetimor për sistemin TIMS u debatua se a duhet të zhvillohet mbledhja me Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, me dyer të mbyllura apo të hapura.

Deputetët Ramadan Likaj dhe Ervin Salianji këmbëngulën që dëshmia të bëhej me dyer të hapura, sepse sipas tyre nuk ka asgjë për të fshehur për publikun dhe pyetjeve kofidencionale mos t’u jepet përgjigje, ndërsa deputeti i PS, Xhemal Qafalia kërkoi që të votohet ose të zgjedhë vetë Rrumbullaku.

Salianji: Transparenca e vetmja formë , ça frike keni ju nëse nuk ka shkelje? Është një shprehje që populli po thotë këtë, por po e them më ndryshe, edhe ju hahet edhe ju djeg. Hetimi në këtij komision do shkojë deri në fund, e bëjmë në bodrum se jeni si lakuriq nate

Likaj: Për tre orë nuk mendoi që edhe ministri i Brendshëm kishte nevojë të ishte i mbyllur, ne përsëri kur publiku kërkon me çdo kusht të dëgjojë nga ky komision dhe dëshmitarët që thirret, duhet që në çdo moment të vazhdojmë sencën e hapur për publikun. Nëse ka dokumentet të klasifikuara mund të thotë që nuk mund t’i përgjigjet kësaj pyetje. Pse duhet të jetë seanca e mbyllur kur ne duhet të zbardhim sa më shpejt këtë ngjarje, se çfarë ka ndodhur. Pse kërkohet me ngulm nga nënkryetari? Unë besoj që edhe në seanca të tjera kemi pasur mirëkuptim, përsa kohë që ne do bëjmë pyetjet, është e drejta e tij të përgjigjet ose jo.

Qefalia: Duhet të jemi korrekt, pa fyer dhe denigruar njëri tjetrin. Drejtori i Policisë ka ardhur, ta thërrasim dhe nëse mendon që ta bëjmë të hapur ta vazhdojmë. Komisioni Hetimor të vlerësojë, pra ne kolegët të vendosim. Të deklarojmë me votë duhet të vazhdojë me dyer të hapura apo të mbyllura.

Salianji: Efekti kryesor i komisionit hetimor është transparenca me publikun, gjithçka që ka të bëjë me sekret shtetëror t’a bëjmë me dyer të mbyllura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA